Mbledhja e gjyqtarëve për plotësimin e 3 vakancave në KLGJ, më 9 tetor
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi njoftoi sot, thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, për të plotësuar tre vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në shkresën e firmosur nga Sadushi, bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në datën 9 tetor në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Njoftimi i plotë:
📣 Bazuar në nenin 13 ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, thërret Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, në datë 09 Tetor 2023, ora 10.00. Mbledhja do t’i zhvillojë punimet në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
❗ Gjykata e Lartë, më herët, ka publikuar listën e kandidatëve që do të marrin pjesën në garën për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për pozicionin vakant të 2 (dy) gjyqtarëve nga gjykatat e shkallës së parë dhe 1 (një) gjyqtari nga gjykatat e apelit.
KOHA JONË SONDAZH

