Solidariteti gjatë luftës së Kosovës, Meta sot në Prishtinë në veprimtarinë “Faleminderit Shqipëri”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të marrë pjesë dhe do të përshëndesë Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë, që do zhvillohet sot në Prishtinë në Qendrën “Bogdani Polis” pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza”.
Kjo veprimtari organizohet në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur forcërisht nga trojet e tyre nga regjimi i Millosheviçit gjatë Luftës së Kosovës.