Sondazhet/Kryemadhi: Nuk më shqetësojnë fare, Vlora dhe Shkodra do të sjellin përmbysjen spektakolare

E ftuar në emisionin ”Real Story”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me sondazhet e publikuara së fundmi. Duke u marrë specifikisht me sondazhet për Vlorën dhe Shkodrën, ajo theksoi se nuk shqetësohet dhe u shpreh e bindur se nga Vlora dhe Shkodra, do të vijë dhe përmbysja e madhe. Në këto qarqe u shpreh Kryemadhi, kryeministri Edi Rama ka kërkuar të bëjë diversion kundër LSI në këto dy qarqe.

”Fare nuk më shqetëson, sepse qoftë Vlora dhe Shkodra, do të jenë dyfish, të paktën në Shkodër është dyfishuar sipas sondazheve të mia, 2.5 mandateve. Është si puna e garave që në 100 metërshin e fundit kërkon përgatitje fizike, mendore, politike në mënyrë të tillë që e gjithë struktura e LSI, liderët e saj të fokusohen në objektivin e tyre për të çuar qytetarët në kutitë e votimit. Sondazhet e fundit nuk janë sondazhe që tregojnë realisht se çfarë ndodh. Janë sondazhe që tregojnë gjendjen emocionale të qytetarëve.

Ajo që është e rëndësishme, ne si LSI kemi qenë shumë të qartë që në momentin kur u miratua kodi zgjedhor në 30 korrik, që ne do të ishim në listë më vete, pasi përgatitja jonë ka nisur që në muajt korrik-gusht kur u pa era e ndryshimeve kushtetuese, për përgatitjen në terren dhe shpërndarjen në terren, influencën, ndikimin, lidhjet shoqërinë apo aty ku kanë kontribuar.

Nga ana tjetër dua të theksoj se një realitet tjetër është në Vlorë. Unë dua të them që këto 2 qarqe jo vetëm do i sjellin humbjen rilindjes, por do të bëjnë përmbysjen spektakolare të shumë gjërave. Sot Rama kërkonte donte të shkonte në një nga pronat e zotit Çela, dihet që ai është pronar i hotel ‘Europa’, e Rama donte të shkonte të pinte të ashtëquajturën kafe, kur ne ishim në Shirokë.

Duke ditur që ai donte të bënte një aludim të tillë, ne njoftuam të gjitha mendiat që z. Agron Çela është në Shirokë dhe do të bëjmë transmetimin live dhe do të ju njoftojmë pak më përpara. Nëse Rama do të ju sjellë ndonjë foto nga hotel ‘Europa’ ne jemi në dijeni. Ashtu siç ka bërë diversione në të gjitha qarqet, Durrës, Fier, Elbasan, siç ishte dita e verës, ka bërë diversion në Korçë te Endrit Brahimllari me zotin Peleshi dhe shumë e shumë të tjera. Sigurisht edhe në Vlorë”.

SHKARKO APP