“Sondazhi i rilindasve”, Manjani: Nëse Rama fiton kaq bindshëm, pse nuk i bën zgjedhjet?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar sondazhin më të fundit të bërë nga një media në vend sipas të cilët rezulton se nëse shqiptarët do thirreshin në votime, atëherë fituese do ishte Partia Socialiste.

Lidhur me këtë, Manjani deklaron se nëse socialistët janë kaq të sigurtë për fitoren e tyre, atëherë pse Rama nuk e ccon vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ç’u janë ngjallur morrat disave nga një sondazh i sajuar nga një media Rilindase. ?

Vdesin për politikë. Shumica bëjnë sikur janë të pavarur dhe se nuk janë dakort me “klasën politike” (nënkupto përveç Ramës)…

Po mirë, nëse Rama fiton kaq bindshëm pse nuk i bën zgjedhjet?! Kjo do ishte një mundësi e artë për t’u shpallur mbret, jo thjesht fitues i zgjedhjeve.

Hej dreq o punë, Tjetri tall “pikatoren” disave u ngjallën morrat.??

#pikëpikëpikë…..” shprehet në reagimin e tij, ish-ministri Ylli Manjani.

SHKARKO APP