Sondazhi: Sa banorë i përkasin etnisë greke aktualisht në Shqipëri?

Nga Eduard Zaloshnja-

Gjatë një interviste në televizionin grek MEGA TV, Kryeministri Rama përmendi faktin se “kemi edhe grekë që jetojnë në vendin tonë, shumë vite tani”. Gazetari Giannis Moutsos ndërhyri: “Ka pretendime … se nuk u lejohet të vetë-identifikohen”.

Për të saktësuar dy thëniet e mësipërme na vjen në ndihmë një sondazh mbi sigurinë kombëtare, që zhvillova për fondacionin gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/16038.pdf). Në atë sondazh, i cili u zhvillua me intervista të drejtpërdrejta face-to-face me 1115 banorë të rritur, të shpërndarë në mënyrë përjestomore në të gjithë territorin e vendit (nga Konispoli në Vermosh), të anketurarit u pyetën të vetë-deklaronin etninë që i përkisnin. Dhe ja si u përgjigjën ata:

Swiss Digital Desktop Reklama

Cilës etnie i përkisni?

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptare            97.7%

Greke                   1.4%

Arumune             0.5%

Maqedonase     0.1%

Tjetër                    0.5%

Duke u bazuar në numrin aktual të banorëve të rritur të Shqipërisë, marrë nga statistikat që publikon CIA për çdo vend të botës ( https://www.cia.gov/library/publications/the-ëorld-factbook/geos/al.html ), mund të ekstrapolohet se rreth 31 mijë banorë të rritur i përkasin etisë greke në Shqipëri.

Në Censusin e zhvilluar më 2011, rezultuan 0,9% banorë të vetëdeklaruar si të etnisë greke. Por ndërkohë, rreth 15.5% refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjes së etinsë, pas thirrjeve për bojkot të kësaj pyetje nga Aleanca Kuqezi dhe Omonia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?