Sondazhi/“Rritet numri i votuesve të majtë të zhgënjyer me Ramën”

Një opinion negativ në rritje i qytetarëve shqiptarë lidhje me Kryeministrin Edi Rama. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një studim i realizuar prej “EUNACAL”, një institut i pavarur kërkimi mbi politikat publike, i ngritur në vitin 2010 për të nxitur pjesëmarrjen e  qytetarëve si edhe demokracinë e hapur në Shqipëri, duke u fokusuar në hartimin e politikave publike në tre nivele të qeverisjes (evropiane, kombëtare dhe lokale).

Për t’i shërbyer më mirë misionit të tij, ky institut ndërmerr kryerjen e studimeve sociale dhe politike duke përdorur metodologji të ndryshme dhe këtë herë, ai servir shifra të reja lidhur me qeverisjen e vendit, por edhe me gjendjen ekonomike aktuale të tij. “Krahasuar me muajin korrik të një viti më parë, rezulton se në mars 2016 ka një pakënaqësi në rritje lidhur me kryeministrin e Shqipërisë. Rritja më e lartë në ecurinë e mendimit negativ ndaj Edi Ramës është gjetur në mesin e qytetarëve të cilët pozicionohen në qendër për nga ideologjia e tyre. Kështu, nëse

në vitin 2015 shifra e qytetarëve të pozicionuar në qendër që kishin një opinion negativ për kryeministrin ishte në nivelin prej 41%, në vitin 2016 kjo shifër ka arritur në nivelin prej 71%. Ndërsa grupi i dytë që tregon një rritje të lartë të nivelit të mendimit negativ rreth Edi Ramës është grupi i qytetarëve me prirje të majta. Midis tyre, kjo shifër është rritur me nivelin prej 28% (10% në 2015, në 38% në vitin 2016). Dhe përveç kësaj, rezulton se edhe në mesin e qytetarëve me prirje të djathtë ka një shtim të opinionit negativ ndaj kryeministrit, konkretisht me nivelin prej 18%, respektivisht nga 73% që ai ishte në vitin 2015, ka arritur në nivelin prej 91% gjatë këtij viti”, citohet në studimin në fjalë. Nga ana tjetër instituti kërkimor “EUNACAL” pohon se qytetarët shqiptarë kanë shfaqur sivjet edhe një pakënaqësi në rritje me situatën ekonomike në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku rritja më e lartë e kësaj pakënaqësie, sipas studimit në fjalë është gjetur pikërisht tek qytetarët shqiptarë me prirje të majta. Sipas tij, krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar 2015, rezulton se  në muajin mars të këtij viti ka një pakënaqësi në rritje me situatën ekonomike në vend. Kështu, nëse në vitin pararendës 2015 shifra e qytetarëve me prirje të majta të pakënaqur me situatën ekonomike ishte 47%, studimi referon se në vitin 2016 kjo shifër ka arritur në nivelin prej 60%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, rezulton se në mesin e qytetarëve të cilët pozicionohen ideologjikisht në qendër, niveli i pakënaqësisë së tyre në lidhje me gjendjen e ekonomisë është rritur me nivelin prej 7%, respektivisht nga 71% që ishte në vitin 2015, ka arritur në nivelin prej 78% gjatë këtij viti. Dhe përveç kësaj, rezulton se në mesin e qytetarëve të djathtë me prirje pakënaqësia është rritur me 7%, respektivisht nga niveli prej 80% në vitin 2015, duke arritur në nivelin prej 87% në vitin 2016.

Studimi:

“Krahasuar me muajin korrik të një viti më parë, rezulton se në mars 2016 ka një pakënaqësi në rritje lidhur me kryeministrin e Shqipërisë. Rritja më e lartë në ecurinë e mendimit negativ ndaj Edi Ramës është gjetur në mesin e qytetarëve, të cilët pozicionohen në qendër për nga ideologjia e tyre. Kështu, nëse në vitin 2015 shifra e qytetarëve të pozicionuar në qendër që kishin një opinion negativ për kryeministrin ishte në nivelin prej 41%, në vitin 2016 kjo shifër ka arritur në nivelin prej 71%. Ndërsa grupi i dytë që tregon një rritje të lartë të nivelit të mendimit negativ rreth Edi Ramës është grupi i qytetarëve me prirje të majta. Midis tyre, kjo shifër është rritur me nivelin prej 28% (10% në 2015, në 38% në vitin 2016). Dhe përveç kësaj, rezulton se edhe në mesin e qytetarëve me prirje të djathtë ka një shtim të opinionit negativ ndaj kryeministrit, konkretisht me nivelin prej 18%, respektivisht nga 73% që ai ishte në vitin 2015, ka arritur në nivelin prej 91% gjatë këtij viti”, citohet në studimin në fjalë.

Interesi mbi çështjet politike

Të pyetur në lidhje me shpeshtësinë e diskutimeve që ata kanë mbi çështjet kombëtare, lokale edhe europiane qytetarët e Shqipërisë tregojnë një interes të madh mbi politikën, me 74% të tyre që shfaq një interes të fortë ose të mesëm në çështjet politike.

Studimin e plotë mund ta lexoni në këtë adresë: www.eunacal.org

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?