Sonila Meço: Pa shumë analiza e stërhollime, mendoni a ju erdhi shëndetësia falas para se të votoni
Nga Sonila Meço
Pa shumë stërhollime
Nuk ka nevojë për analiza të thella sektoriale, për raporte e statistika (që një pjesë e publikut nuk i kupton), për të bërë bilancin e 8 viteve qeverisje.
A doni një kriter, që sekush mund ta verifikojë, pavarësisht formimit, diplomave, statusit, gjendjes financiare, qytetit a fshatit ku jeton, kriterin më domethënës, atë, që hedh poshtë a ngre në piedestal një makineri qindramiliona eurosh propagande, atë, që të bën të të dridhen leqet para kutisë së votimit e nuk ka forcë të ta ndryshojë mendjen?
Shëndetësia falas.
Mjafton ky kriter, shëndeti e jeta jote, e fëmijëve, prindërve të tu, dhimbja e shpirtit përballë pamundësisë për të shpëtuar veten e të shtrenjtin tënd.
Nëse ka rezultuar falas, as mos mendo dy herë e mos dëgjo asnjë premtim, asnjë program televiziv, asnjë skandal, që prodhon dita! Nëse ta kanë ofruar shëndetësinë falas siç premtuan, në djall të tjerat! Mos harroni çfarë i thoni vetes karshi çdo stresi, makthi, vështirësie, pamundësie, halli e tersi: “shëndeti i pari”!
Pra dhe një herë: A ju erdhi falas shëndetësia?
Sa ju kushtoi?
Kaq duhet për të votuar, se siç i thonë fjalës: “Shëndeti i pari”