Sonila Meço: Pyetja e padobishme me “Turin”, subjektive më e pakta. E ndyrë, në rastin më të keq

Gazetarja Sonila Meço teksa komenton testin e Letërsisë për Matyrën Shtetërore e cilëson të padobishme për formimin e një maturanti pyetjen me “Turin”. Subjektive më e pakta, thotë ajo, e ndyrë në rastin më të keq.

“E padobishme për formimin e një maturanti pyetja me Turin. Subjektive më e pakta. E ndyrë në rastin më të keq.

Ama personalisht më trishton më shumë ideja se si një pyetje me zgjedhje si ajo, të dikton se ku do të studiosh nesër, në ç’degë do mundesh të gjesh vend, ashtu të dalë ku të dalë se ëndrrat u shkërmoqën pranë shkëmbit të dhëmbëzuar të një barke të çartur….

Në ato minuta mbi atë pyetje mistrece kanë djersitur pritshmëritë e tyre shumë të rinj dhe vras mendjen…ai/ajo që hartoi pyetjen çfarë makthi ka shkarkuar nga subkoshienca e vet për ta ngulur përgjithmonë në atë të mijra të tjerëve? Ky është rast studimor për psikologë e psikoanalistë…një makth i pazgjidhur në një mendje të pashëndetshme, që prodhon makth shoqëror?” shprehet gazetarja Sonila Meço.

SHKARKO APP