Sonte flamur gjigand shqiptar në Francë 150 metra i gjatë dhe 70 m i gjerë
Qyteti i Marsejës sot është ngjyrosur kuq e zi nga mijëra tifozëve shqiptarë të cilët kanë shkuar atje të mbështesin kombëtaren.
Tifozët e kombëtares sonë ashtu si dhe në ndeshjen me Zvicrën nuk kanë zhgënjyer.
Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga përballja, Francë – Shqipëri në stadiumin Velodrome emocionet sa vijnë e shtohen dhe atmosfera elektrizuese sa vjen e bëhet edhe më e pranishme.
Thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar!” apo këngët ‘Xhamadani vija vija” dhe shumë këngë të tjera patriotike dëgjohen në të gjithë rrugët e Marsejës.
Fantastike dhe emocionuese është dhe shpalosja e flamurit gjigand shqiptar. Flamuri u shpalosin në një plazh të Marsejës.Ky flamur, vepër e disa dibranëve që morën nismën kanë qëllim të hyjnë në rekordin “Guinness” pasi është 3 herë më i madh se flamuri i cili u hap në ‘Qemal Stafa’ në vitin 2005 kundër Ukrainës.

Flamuri nuk u hap në stadiumin“Velodrome”, pasi është më i madh se tribuna.
Përmasa e Flamurit janë 150 metra i gjatë dhe 70 metra i gjerë .
Tifozët kanë marrë lejen për paraqitjen e tij nga shteti francez. Të angazhuar në shpalosjen e flamurit ishin mbi 500 persona.
Shikoni fotot dhe videot:





Edi Rama shkruan për Kombëtaren Shqiptare:
Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s’është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit… Le t’u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilidoqoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë#ForcaShqiperia❤ ⚽ ️?? në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën-perfundon Rama.
De Biasi dhe “gjelat” francezë
Sonte në ora 21.00 kryendeshja për Shqipërinë. Ekipi i De Biasit zbret në fushë përballë “Gjelave” të Francës. Kombëtarja shqiptare e futbollit shkeli fushën e gjelbër të Velodrome për seancën e fundit stërvitore para sfidës me skuadrën e Deschamps. Një mundësi për tu përballur me madhështinë e stadiumit 67 mijë vendesh, emocionet këtë herë nuk duhet të jenë një faktor kushtëzues, për ta eliminuar këtë hendikap kanë shërbyer ndoshta dhe fjalët e Lorik Canës, ai që më mirë se kushdo tjetër e njeh këtë stadium ku dikur ka qenë një idhull për tifozët, karikim nga kapiteni dhe këshillat e rastit nga De Biasi.
Seanca e fundit ka shërbyer për tu familjarizuar me ambientin por dhe për të shuar ndonjë dyshim të vogël, megjithëse gjithçka është përgatitur në detaje.
De Biasi preferon të mos i hapë kartat në tavolinë për sa i përket formacionit, por me shumë mundësi do të jetë ai i paralajmëruar nga Supersport, Ajeti përkrah Mavrajt në qendër të mbrojtjes para Berishës, nga krahët Hysaj dhe Agolli. Në mesfushëKukeli pak pas Abrashit dhe Memushajt që zëvendëson Taulant Xhakën, ndërsa në të djathtë Lila në vend të Roshit me Lenjanin në krahun e kundërt dhe në sulmSadiku.
Është kjo 11-shja që do të përballet me Francën. Në miqësoret e grupit kualifikues i kemi marrë një barazim dhe e kemi mposhtur në Elbasan, por nuk do shumë mend për të kuptuar që këtë herë gjërat janë ndryshe, Gjelat kërkojnë kualifikimin dhe do të jenë shumë më të motivuar, Shqipërisë i duhet të bëjë ndeshjen perfekte për të marrë një rezultat pozitiv. I duhet të mbyllë çdo hapësirë për yjet e vendasve, i duhet të luftojë me shpirt e zemër, të guxojë atëherë kur i jepet mundësia dhe padyshim të mos gabojë në rastet që krijohen. Misioni duhet pranuar, është i vështirësisë maksimale, nuk kemi yjet e Francës dhe as historinë e saj në futboll, por kjo është një Shqipëri që na ka mrekulluar disa herë, fati ndoshta na ka rezervuar një tjetër natë magjike, këta djem duhet ta provojnë.
“Tavolina” shqiptare është shtruar. “Gjelat” duhen “therur”, ndryshe na lenë “glacën” e fluturojnë!
KOHA JONË SONDAZH

