Sonte pas 4 vitesh, përplasja e madhe në TV, Rama -Ylli Rakipi

Pas përplasjes së madhe mes tyre Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në një intervistë përballë gazetarit Ylli Rakipi, në televizionin MCN në 20:45. Rama ka paditur në një konflikt gjyqësor për shpifje gazetarin që është një nga ata që e ka goditur më fort qeverisjen e rilindjes, përmes zbulimit të skandalit të tenderit me dokumenta fallco tek unaza e re.

Për një kohë të gjatë kryeministri kishte dhënë urdhër për bojkotimin e emisionit “Të Paekspozuarit” dhe u akuzua për mbylljen e tij nga pronarët e News 24.

Ndonëse kryeminisrti nuk shkelte që prej zgjedhjeve të 2017 tek “Të paekspozuarit”, ai me sa duket ka ndryshuar mendje. Ai do t’i përgjigjet pyetjeve: Përse e kërkon Edi Rama, një mandat të tretë? Ç’ka bërë ai në tetë vite qeverisje? 25 prilli, fundi apo triumfi i Rilindjes?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?