Soreca dorëzon progres-raportin: Reforma elektorale të kryhet me konsensus

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca i ka dorëzuar raport progresin e Komisionit Evropian zv.kryeministres Belinda Balluku.

Soreca tha se Shqipëria ka bërë përparim në reforma por kërkoi që mazhoranca dhe opozita të kryejnë së bashku reformën elektorale.

“Objektivi ynë është të hapim grup kapitujt kryesor në fund të këtij viti. Hapja e procesit të negociatave do të ketë mundësi që Shqipëria të tregojë përparimin e reformave. Komisioni e njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë proces në reforma, duke përfshirë reformën në drejtësi. Ne njohim plotësisht rolin që Shqipëria ka luajtur në këshillin e sigurimit jo vetëm në përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë por Shqipëria mbetet një partner i besueshëm për integrimin në BE.

Raporti thekson se zgjedhjet kanë qenë të mirëorganizuara, por ngre shqetësime për keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe presione ndaj votuesve. Mesazhi kryesor është që dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për reformën elektorale duke trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR”, theksoi ai.

SHKARKO APP