Soreca: Kufizimet e të drejtave dhe lirive të njeriut, duhet të jenë të mirë-justifikuara dhe sa më të shkurta në kohë

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, duke folur për gjendjen e jashtëzakonshme tha se çdo kufizim i të drejtave të njeriut duhet të jetë i kufizuar në kohë.

Socera shtoi se qëllimi kryesor është që kjo gjendje e jashtëzakonshme të mund të hiqet sa më parë.

Soreca: Po përpiqem që të vazhdoj punën time, si të gjithë njerëzit e tjerë, por punoj fort që Shqipëria t’i plotësoje për ato nevoja që ka në këtë kohë. Është një situatë e vështirë, një situatë dramatike në Itali. Familja ime jeton atje. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, Shqipëri e dëshmoi me ndihmën e saj. Dhe prandaj këtu bëhet fjalë për një vëllazi të vërtetë.

Është e qartë se situata kërkon marrjen e masave dhe qeveria ka marrë masa qysh në 10 mars, por kjo duhet të jetë një situatë e përkohshme. Prandaj kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duhet të jenë të mirë të justifikuara dhe sa më të shkurta në kohë. Sigurisht që nuk jam në dijeni të gjithë informacionit që ka qeveria për të zgjeruar gjendjen e jashtëzakonshme për të vlerësuar situatë. Që të jetë në akord me konventat ndërkombëtare dhe ligjet ndërkombëtare, çdo kufizimi duhet të jetë i kufizuar në kohë. Qëllimi ynë kryesor është që kjo gjendje e jashtëzakonshme të mund të hiqet sa më parë.

SHKARKO APP