Sot ceremonia përkujtimore e Olldashit, Basha: Më ka munguar fjala e tij

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, nuk janë ftuar në këtë ceremoni. Moderatorja e ceremonisë do të jetë Majlinda Bregu, ndërsa në të pritet që të këndohet edhe një këngë e shkruar nga Astrit Patozi dhe Florian Mima.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në rrjetin social Facebook një promemorje kujtese në një-vjetorin e vdekjes së Olldashit, duke e cilësuar atë një impuls force për të gjithë demokratët pavarësisht se mungon fizikisht.

“Ditët dhe muajt ikën rrufeshëm dhe ja ku jemi një vit pa Sokolin. Ditë të vështira, të dhimbshme pa të, për familjen, miqtë dhe kolegët. E kam kujtuar shpesh këto kohë sfidash të rëndësishme dhe jo të lehta. Më ka munguar fjala dhe vendosmëria e tij prej një luftëtari të paepur të shumë betejave politike. Sokoli nuk e pranonte kompromisin me antivlerën në kurriz të qytetarëve, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit të tyre. Ai dinte të rezistonte e të rrezatonte kurajo dhe forcë në ditë jo të mira si këto që po kalojnë qytetarët tanë. Pavarësisht se mungon fizikisht ai është sot impuls dhe forcë për të gjithë ne për të çuar përpara misionin e tij, misionin tonë të madh. Ditët, muajt, vitet do të kalojnë por ai do të mbetet përjetë mes nesh, i qeshur, i vendosur dhe i guximshëm”, shkruan Basha. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?