Sot debat në Kuvend për amnistinë penale, opozita interpelancë me ministrin e Drejtësisë

Kuvendi mblidhet sot në një seancë plenare të radhës dhe pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës. Temë e interpelancës është Amnistia Penale, e cila hyri në fuqi pak javë më parë.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme pritet të ratifikohen tre marrëveshje. Fillimisht marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”.

Më pas do të votohet ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund është dhe ratifikimi i Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?