Sot dhe nesër, dy ditët e stuhisë dhe shirave
Sinoptikanët japin alarmin për sot (e martë) dhe nesër për mot me stuhi.
Sipas të dhënave të fundit të parashikimit të motit, do të kemi erëra të stuhishme, ulje temperaturash dhe reshje dëbore e shiu.
Ky mot i keq pritet të jetë i kategorisë 3, për sa i përket Indeksit Rajonal të Reshjeve RPI.
Sot priten reshje të dendura lokale shiu dhe bubullima kryesisht në Jug të vendit, kurse reshje bore do të ketë në male. Të mërkurën reshje bore do të ketë edhe në ultësira.
Parashikohet erë e fortë.
KOHA JONË SONDAZH

