Sot dita më e ftohtë, temperaturat arrijnë deri në -15 gradë. Njihuni me parashikimin e motit

Sot dita më e ftohtë e mujait, temperaturat arrijnë deri në -15 gradë në disa zona të vendit.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -15°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -6°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga -3°C në 08°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë në drejtim Verilindor-Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -16°C në -7°C dhe në zonat e ulëta nga -12°C në -4°C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?