Sot dita më përvëluese e javës, temperaturat shkojnë në 43 gradë celcius

Shqipëria vijon “të përvëlohet” me temperatura që shkojnë deri në 43 gradë celcius në disa zona.

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe për ditën e sotme.

Ndikimi i masave ajrore të nxehta dhe orët e gjata me diell do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Temperaturat parashikohen

-Në zonat malore 19 deri 38°C,

-Në zonat e ulëta 20 deri 43°C,

-Në zonat bregdetare 25 deri 39°C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?