”Sot do ishte akt burracak”, Basha: Një kryetar jep dorëheqjen nëse…

Lulzim Basha thotë se një kryetar jep dorëheqjen kur humbet një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë pikë Basha tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk kanë qenë në kushtet e barazisë. Për të një kryetar që ka dhënë dorëheqjen nuk duhet të futet më në garë për postin e kreut të partisë, ndërsa shtoi se dorëheqja në kushtet ku është ai sot, do kishte qenë akt burracak.

”Jam i bindur që një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më. Kthimi prapë është akt mashtrimi publik. Dorëheqje pa kthim po. Statutin nuk e vendos unë, por Kuvendi. Kuvendi ka vendosur që kjo të mos jetë në statut. Një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të humbë një kryetar që të duhet të japë dorëheqjen.

Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme apo nëse je vetë në qeveri dhe i humb ato zgjedhje pa diskutim duhet të japësh dorëheqjen. Zgjedhjet nuk i jep tregu, lagja, të rinjtë që largohen nga vendi, dëshpërimi, kriza ekonomike. Kur në raportin e ODHIR thuhet se shteti nuk garanton lirinë e votës a mund të flasim për zgjedhje të lira.

Është drama për të cilën sot po paguajnë faturën familjet shqiptare. Me këtë përgjegjësi po ju them sot se nëse nuk do kisha konstatuar masakrën zgjedhore, vendimi im do ishte dorëheqja, Në kushtet ku jemi ne dorëheqja do ishte akt burracak”,-tha në ”Abc News”.

SHKARKO APP