Sot “KOHA JONË” mbush 29 vjet

“KOHA JONË” është e para gazetë e pavarur shqiptare, e cila sot mbush 29 vite nga dita e botimit si media e lirë më 11 maj 1991.
Ishte qyteti i Lezhës djepi i parë i saj e më pas në vitin 1993 ajo u bë tribunë e mendimit oponent shqiptar dhe penave më brilante të gazetarisë, duke hyrë në histori si gazeta që ishte edhe media, edhe shkollë praktike e gazetarisë shqiptare.
29 vite ikën, nga pak e përditë, por KOHA JONË mbetet ikonë e medias së lirë shqiptare, e cila vrau frikën e viteve të para të pas pluralizmit, duke u përballur me pushtetet si asnjë media tjetër.
KOHA JONË nga sot hyri në vitin e 30-vjetorit, festë e cila do të mbledhë krejt gazetarët që kanë punuar në redaksinë e kësaj gazete epokale.
Mjafton të shikosh sot drejtuesit, analistët, komentatorët, gazetarët investigativë apo kryeredaktorët e mediave kryesore dhe publiku e di se ata kanë pas vetes markën MADE IN KOHA JONË!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?