Sot kryeministri Albin Kurti duhet të paraqitet te Prokuroria Speciale. Kurti akuzon: Kjo është prokurori politike!

Sot, në orën 10:00, kur kryeministri i Kosovës, është urdhëruar që të japë një dëshmi në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ai pritet të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti fëmijësh në qytetin e Gjilanit.

Të paktën kështu ka paralajmëruar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse Kurti do t’i përgjigjet urdhrit, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ditë më parë se ka lëshuar urdhër që obligon Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi kryeministri nuk është paraqitur në dy ftesa që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë kryeministri ka thënë disa herë se nuk i ka refuzuar ftesat, por insiston që dëshminë të japë në zyrën e tij në Kryeministri. Zyra e tij ka dërguar kërkesë në Gjykatën Themelore, duke i kërkuar këtij institucioni ta urdhërojë Prokurorinë që dëshmia të merret në Kryeministri.

Kurti pretendon se Prokuroria ka marrë dëshmi në zyrën e kryeministrit edhe në të kaluarën – pa përmendur ndonjë emër – ndërsa refuzimin e tij për të shkuar në Prokurori e arsyeton me deklaratën se nuk dëshiron të bëhet “lajm botëror” që kinse kryeministri po dyshohet për një rast korrupsioni.

Në linjë të njëjtë me të është edhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Për të kërkesa e Prokurorisë ndaj Kurtit është politike.

“Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës, kurrë më i lirë nuk ka qenë nga ndikimi politik. Por, më duhet të them, kurrë më politik nuk ka qenë. Duke qenë se nuk kanë mundur të na ndalin me veprime në Kuvend, opozita, ose dikush nga analistët në studiot televizive, kanë zgjedhur me Prokurorinë Speciale, por nuk mund të na ndalin”, ka deklaruar Haxhiu më 26 shkurt, pa përmendur dikë me emër, dhe pa ofruar ndonjë dëshmi për pretendimet e bëra

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?