Sot Kuvend dhe protestë jashtë tij. Policia, RENEA dhe FNSH rrethojnë Parlamentin

Sot mblidhet Kuvendi, ku pritet të miratohen komisioni i Posaçëm Antikorrupsion dhe komisioni për Dezinformimin, ndërkohë në ambientet e jashtme, opozita ka thirrur protestë.

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?