Sot mbahen homazhet publike për Ismail Kadaren. Detaje nga ceremonia shtetërore

Shqipëria është në zi kombëtare edhe sot, në nder të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë dy ditë më parë.

Ditën e sotme do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00.

Ceremonia shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare:

09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor

11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

13.00- çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe.

Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 88-vjeçare. Edhe ditën e sotme flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.

SHKARKO APP