Sot mbledhja e Këshillit Politik, diskutohet propozimi i tretë i opozitës

Kanë mbetur vetëm 6 ditë deri në përfundim të afatit për Reformën Zgjedhore dhe sot ka një tjetër mbledhje të këshillit politik, ku do diskutohet propozimi i 3-të i opozitës jashtëparlamentare për KQZ.

Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme opozita jashtëparlamentare i ka dërguar mazhorancës propozimin e tretë për formulën e përzgjedhjeve së trupës të Komisionit Qendror të ri të Zgjedhjeve. Sipas propozimit te opozitës përzgjedhja e kandidateve bëhet në një komision parlamentar, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, ndërsa shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Sa i takon Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve opozita propozon që Partia Socialiste të zgjedhe 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit. Më herët, negociatori socialist Damian Gjiknuri kërkoi mbledhjen e tryezës politike ditën e mërkurë në ora 17.00 për të miratuar të plotë draftin e amendimeve për Kodin e Ri Elektoral për t’ia përcjell Komisionit të Posaçëm parlamentar për miratim brenda datës 30 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?