Sot mblidhet Këshilli Kombëtar, Basha: Askush nuk kërcënon demokratët në shtëpinë e tyre
Lulzim Basha thotë se në mbledhjen e sotme, Këshilli Kombëtar i PD do të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e partisë. Reagimi erdhi pasi Sali Berisha ftoi demokratët në selinë e PD-së për të “vijuar betejën ndaj të keqes”.
“Sot, Këshilli Kombëtar mblidhet në ora 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike. PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarrë nga askush!
As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në luftë të hapur me SHBA. Askush, përfshirë Sali Berishën, nuk do të ketë shansin të kërcënojë demokratët në shtëpinë e tyre. PD që u themelua si shtëpia e lirisë, nuk do të shndërrohet në bunker për askënd, as sot as kurrë.
Ne do vazhdojmë të çliruar dhe të vendosur betejën tonë kundër regjimit të Edi Ramës për ta sjellë në pushtet Partinë Demokratike, që është shpresa e vetme e shqiptarëve për të ardhmen dhe për ndryshim”, lexohet në postimin e Lulzim Bashës.