Sot mblidhet komisioni për reformën në drejtësi

Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi do të mblidhet sot rreth orës 10 00.

Burime nga mazhoranca dhe opozita thanë se nuk kanë marrë ende draftin me vërejtjet e EURALIUS  dhe OPDAT për ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pikërisht kjo u bë shkak që kjo mbledhje e planifikuar për tu zhvilluar një ditë më parë të shtyhej për sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë veç ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve edhe për ligjin e organizimit të gjyqësorit dhe Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë sot pasdite në orën 18 00, kryetari i Kuvendit ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare për caktimin e një date për mbledhjen e Kuvendit ku pritet të miratohen 3 nga 7 ligjet që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?