Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve për raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e sotme në orën 14:00 për të caktuar datën për raundin e katërt që mund të jetë edhe i fundit. Pritet që data të jetë jo më vonë se 7 ditë dhe socialistët shpresojnë që të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Në raundin e katërt, socialistët nuk i pengon asnjë barrierë ligjore për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi kanë më shumë se 71 vota që i duhen. Duke respektuar detyrimin kushtetues që raundet të mos bëhen më shumë se 7 ditë nga njëri-tjetri mund të themi se me shumë mundësi brenda një javë do të kemi një President të zgjedhur nga votat e socialistëve.

SHKARKO APP