Sot mblidhet Kuvendi, në seancë miraton ligjin e importit të mbetjeve dhe kamerave të sigurisë
Kuvendi pritet të miratojë sot ndryshimet në ligjin për mbetjet që lejojnë importin e tyre. Nisma e propozuar në 2013-ën nga Berisha dhe e shfuqizuar menjëherë nga Rama sapo erdhi në pushtet, rigjeti sërish mbështetjen politike me kërkesë të firmave të riciklimit të mbetjeve që operojnë në Shqipëri.
Palët janë dakordësuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku drafti mori votat e PS-së, LSI-së dhe të PD-së, e cila pati vetëm 2 abstenime. Vetëm 24 orë përpara votimit në Kuvend, LSI ka depozituar një amendament përmirësues, që ju jep mundësi organizatave të shoqërisë civile të monitorojnë direkt në doganë procesin e futjes së mbetjeve në vend.
KOHA JONË SONDAZH

