Sot mblidhet Kuvendi, PD e Berishës ka paralajmëruar bllokim të seancës dhe protestë jashtë Parlamentit
PD e Berishës bllokon seancën e sotme dhe paralajmëron protestë jashtë Parlamentit.
Opozita mban sot një protestë para Kuvendit, në një kohë kur në të njëjtën orën parashikohet të ketë dhe seancë plenare. Mësohet se protesta do të nisë në orën 17:00, ashtu siç është njoftuar edhe për seancën në Kuvend. Vendimi është marrë nga të gjithë deputetët opozitarë të grupimeve Berisha-Bardhi.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi para simpatizantëve të tij nga banesa, pasi ndodhet në arrest shtëpie, se socialistët duhet të bashkohen me opozitën në protestë pasi dëshmuan se si Arben Ahmetaj tha se Edi Rama e kishte kërcënuar.
KOHA JONË SONDAZH

