Sot mbyllet fushata/ PS te Parku Olimpik, PD në Bulevardin e Ri

Mesnatën e kësaj të premte, bie gongu i përfundimit të fushatës elektorale. Sali Berisha dhe Edi Rama përballen pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet në takimet e fundit elektorale, para se të dielën qytetarët të zgjedhin se cili mes tyre do të qeverisë.

Të shtunën deri në përfundimin e procesit të votimit në orën 19:00 të 11 majit ata do të duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore. PS mbyll fushatën sot në orën 19:00 te Parku Olimpik, kurse PD në bulevard.

Rama-Është dita e fundit e ballafaqimit me të gjithë palëve para gjykimit të popullit sovran me votën tuaj të dielën në 11 maj. Ky është edhe mesazhi i fundit që dua tu përcjell shqiptarëve në Greqi, në Itali, Gjermani e me radhë ku ka zarfa që janë ende në shtëpi dhe ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 majit, për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që në 11 maj do të përcaktojnë pa asnjë ekuivok rrugën e fatit europian të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha-Kjo do të jetë konferenca e imja e fundit si kryetar opozite sepse pas 12 majit kjo opozitë do të bëhet mazhroancë e vendit. Kjo është ndjesia më reale, por në mënyrë më të frishme e ka ndjerë Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?