Sot mot pa reshje, por ulen ndjeshëm temperaturat. Njihuni me parashikimin e motit

Pas reshjeve të dendura ditën e djeshme, sot moti do të jetë me vranësira lokale, por me temperatura të ulëta.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje vetëm në orët e para të mëngjesit. Nga mesdita pritet që reshjet të ndalen dhe të rikthehen të enjten.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në bore. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 01°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 05°C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?