Sot në orën 17:30 protesta e radhës e artistëve dhe opozitës për shembjen e Teatrit Kombëtar
Sot në orën 17:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me mbështetjen e opozitës do të organizojë protestën e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Protesta e parë u zhvillua të hënën, pati një pjesëmarrje të jashtëzakoshme të qytetarëve të Tiranës, nga rrethet nuk erdhën dot sepse Edi Rama e futi kryeqytetin në shtetrrethim për gjatë gjithë ditës së hënë.
Dje nuk u protestua në respekt të Natës së Kadrit, ditë e veçantë për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit.
Protesta zhvillohet tek Pedonalja e Tiranës në orën 17:30 teksa opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen e vazhdueshme.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon drejtësi për shembjen dhe lirim të aktivistëve.