Sot në Paris samiti i BE për vendet e Ballkanit Perendimor

Me mbështetje të presidentit të Republikës së Francës, Fransoa Oland në Paris sot do të mbahet Samiti i 3-të për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në të cilin Maqedoninë do ta prezantojë delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Emil Dimitriev.

Në përbërje të delegacionit do të jetë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe drejtori i Agjencisë për sport dhe rini Marjan Spasevski.

Qëllimi i Procesit të Berlinit është që të mbështeten përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në afrimin e tyre drejt BE-së me përforcimin e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativave konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Samit do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës Isa Mustafa, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, si dhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.Përveç kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samit do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian Mateo Renci, kancelari austriak Kristijan Kern, nënkryetari i KE-së dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, eurokomisari për zgjerim Johanes Han, si dhe kryeministrat e Sllovenisë dhe të Kroacisë, Miro Cerar dhe Tihomir Oreshkoviq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Samiti i shefave të shteteve dhe qeverive në të cilin do të marrë pjesë kryeministri Dimitriev do të fokusohet në tre tema: migrimi dhe refugjatët, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmi dhe perspektivat evropiane.

Në fund të sesionit është paraparë që kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në prani të shefave tjerë të shteteve dhe qeverive dhe ministrat dhe drejtorët për të rinj ta nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e zyrës rajonale për bashkëpunim rinor – RIKO.

Si segment nga Samiti do të mbahet edhe sesioni i ministrave për punë të jashtme të cilin do ta udhëheq shefi i diplomacisë franceze Zhan Mark Ero dhe i cili do t’i dedikohet çështjeve vijuese të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?