Sot seanca e fundit e Kuvendit për këtë legjislaturë. Zgjidhet kryetari i AMA-s
Mbahet sot seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit, ndërsa gati gjysma e deputetëve nuk do të jenë në Kuvendin e ri që doli nga zgjedhjet e 25 prillit dhe formohet në shtator.
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dhe në rendin e ditës janë raportet vjetore të Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës Publike dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e komunizmit.
Po ashtu në rendin e ditës është akti normativ për një shtesë në ligjin për procedurat tatimore dhe disa projektligje të rëndësishme.
Në rendin e ditës janë edhe zgjedhja e anëtarëve zëvendësues për komisioner të KPK-së dhe komisionerë publikë si dhe zgjedhja e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
KOHA JONË SONDAZH

