Sot testimi për 8100 mësues/ Rama: Marrin fund emërimet me rryshfete!

Kryeministri Edi Rama la thënë se me këtë testim do t’i jepet fund emërimit përmes rryshfetit. “Marrin fund emërimet e mësuesve me rryshfete!

Përmes testimit të sotëm do zëvendësohen 2765 mësuesit pa diplomë a jashtë profilit”, thekson Rama.

Për të hartuar përmbajtjen e testit janë angazhuar pranë AKP­së 30 specialistë, vlerësues të certifikuar në profile të ndryshme, nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, Instituti i Zhvillimit Arsimor dhe Inspektoriati Shtetëror i Arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta specialistë janë ngujuar në një nga ambientet e kësaj agjencie dhe monitorohen rreptësisht nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata nuk lejohen të kenë asnjë formë komunikimi me jashtë, duke mos pasur akses në internet, celularë apo të tjera mjete komunikim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?