Sot ulet avioni me udhëtarë nga Zvicra, Rama publikon pamje nga aeroporti i Kukësit (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamje nga aeroporti i Kukësit, “Zayed-Flatrat e Veriut” ku sot nisin fluturimet zyrtare dhe do të ulet avioni i parë me udhëtarë nga Zvicra.

MIRËMËNGJES 😊
dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë🙏”, shkruan kryeministri.

Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se më 9 korrik në aeroportin e Kukësit do të ulet “Helvetic Airline” nga Zyrihu, fluturim i organizuar nga operatori turistik me bazë në Zyrih, “Illyrian Eagle”. Fluturimi i kthimit do të kryhet po sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?