Sot zgjidhet kreu i PD-së për degën e Fierit, Selenicës dhe Fushë-Krujës

Këtë të dielë po mbahen zgjedhjet në Fier për kreun e PD-së në këtë qark. Zgjedhjet kanë nisur prej orës 09:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00. Po ashtu sot edhe në Selenicë dhe Fushë-Krujë.

Kandidatët e për kryetar dege sipas degëve janë:

PD Dega Fier

Gentian Theodhori Varfi
Rrapi Rako Gjika
Vladimir Sabri Kajolli

PD Dega Fushë Krujë

Agron Sure Loka
Aqif Shaban Mesi

PD Dega Selenicë

Gazmir Memo Beqaj
Leonard Josif Rakipaj

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fushë-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

SHKARKO APP