Sot zgjidhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi: Ndodh në kohën e duhur, dikur ishte tabu
Talat Xhaferi pritet që të zgjidhet sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Ai pritet të drejtojë qeverinë teknike që do të merret me organizimin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 8 Maj.
Xhaferi ka folur për mediat dhe u shpreh se zgjedhja e një kryeministri shqiptar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut ndodh në kohën e duhur.
“Mendoj se është në kohë dhe nuk është e vonuar, për faktin që aspektet procedurale dhe formale i përcakton Ligji për Qeverinë që përcakton se 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike, e cila ka për prioritet organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, dhe jo vetëm aspektet e kompetencave qeveritare dhe të funksionimit të institucioneve. Besoj se është në kohën e duhur dhe në momentin e duhur”, tha ai për Klan Kosovën.