“South Outdoor Festival”, Rama: Aktivitete në natyrë, panaire prodhimesh lokale e workshop-e

Borshi do të mirëpresë edhe këtë vit “South Outdoor Festival”, një event që promovon turizmin dhe traditën.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije ky festival do të mbahet më datat 25-28 maj. Kjo me aktivitete e sporte në natyrë, panaire prodhimesh lokale e workshop-e të llojllojshme.

“MIRËMËNGJES dhe me trokitjen e South Outdoor Festival në Borsh, që prej gjashtë vjetësh tanimë ndez shpirtin e bregdetit të jugut më 25-28 maj, me aktivitete e sporte në natyrë, panaire prodhimesh lokale e workshop-e të llojllojshme, ju uroj të diel të bukur“,-shkruan Rama.

SHKARKO APP