Spahiu: Atentat i rëndë nga qeveria për zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se po jetojmë me një qeverisje të mbytur në paligjshmëri dhe antishtet. Nga ana tjetër, ai akuzon se për një atentat të rëndë nga qeveria për zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese. ”Gjykata Kushtetuese është një insitucion mbi pushtetet. Ndaj edhe lënia e shtetit pa insitucionin që kontrollon veprimtarinë e të gjithë pushteteve të tjera, nënkupton derivatisht kryerjen e një atentati të rëndë nga qeveria për zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese. Kjo bëhet me qëllimin që qeveria të kryejë veprime të paligjshme siç ka bërë në fakt gjithë këto kohë”.
Postimi i plotë
Jemi i vetmi vënd që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, i vetmi vënd që një qeveri mbyll mandatin e saj pa këtë gjykatë. Lënia e vëndit pa Gjykatë Kushtetuese, është atentati më i rëndë që mund t’i bëhet shtetit.
Gjykata Kushtetuese nuk është një gjykatë e zakonshme, ndaj edhe për këtë arsye ajo nuk organizohet brenda sistemit gjyqësor. Madje edhe në “librin themeltar” të shtetit në Kushtetutë, GJK-ja, është e rregulluar në një pjesë të vetën jashtë sistemit gjyqësor të zakonshëm.
Pra, është lehtësisht e kuptueshme se Gjykata Kushtetuese është një insitucion mbi pushtetet. Ndaj edhe lënia e shtetit pa insitucionin që kontrollon veprimtarinë e të gjithë pushteteve të tjera, nënkupton derivatisht kryerjen e një atentati të rëndë nga qeveria për zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese. Kjo bëhet me qëllimin që qeveria të kryejë veprime të paligjshme siç ka bërë në fakt gjithë këto kohë.
Po kujtoj projektligjin më flagrant të miratuar nga parlaimenti ilegjitim, atë të dividentin, ku Kushtetuta e ndalon çdo ndyshim fiskal me prapaveprim.Nuk do të kishte asnjë gjykatë, sa do e kapur të ishte, të kalonte atë ligj. Kujtojmë prishjen e Teatrit Kombëtar apo me dhjetëra ligje të tjera të kthyera nga Presidenti. Po jetojmë qeverisje të mbytur në paligjshmëri dhe antishtet!