Spahiu: Banorët e Tiranës nuk do t’ia falin dëmet as Veliajt dhe as Ramës

Kryetari i LSI për Tiranën, Përparim Spahu i ftuar në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV ka folur për drejtimin e fushatës në Tiranë nga Erion Veliaj.

Pjesë nga intervista

Si e shihni ju drejtimin e fushatës në Tiranë, përballë Erion Veliaj, që së fundmi ka përdorur dhe po reklamon si mbështetje të tij shumë artistë, përveç fushatës?

Drejtimi i fushatës në Tiranë është një nga drejtimet më të lehta të fushatës që ti mund të bëje në të gjithë vendin. Sepse nëse Rama ka bërë masakër në ekonomi, nëse Rama ka përzënë njerëzit nga Shqipëria, nëse Rama ka kanabizuar vendin, nëse Rama ka kriminalizuar edhe segmente të ndryshme të strukturave shtetërore, këto janë dëme që çdo qeveri e përgjegjshme i rikthen, i ribën dhe i sjell në normalitet. Ndërsa Erion Veliaj çdo ditë po i sjell dëme të pariparueshme këtij qyteti. Pra janë me qindra leje ndërtimi, nuk po ngelet më shesh edhe lulishte pa u mbushur me pallate. Po detyrohen njerëzit që të shesin dhe të blejnë vendbanime sepse nuk e dinë se çfarë i ndodh nesër. Të kthen rrugën e Durrësit nga rrugë që të çon në Durrës në rrugë që të sjell në Tiranë dhe thotë “do bëjmë një eksperiment”. Eksperiment me paratë e taksapaguesve të qytetit të Tiranës.

Pra e konsideroni një betejë jo shumë të vështirë përballë kreut të Bashkisë…

Këto dëme që ky njeri i ka sjellë këtij qyteti, unë them Tirana, banorët e Tiranës nuk do ja falin as Erion Veliajt, as Ramës dhe as Rilindjes.

SHKARKO APP