Spahiu: Heqja e titullit për Veton Surroin, marrëzi e rilindjes së frymëzuar nga politika antikombëtare e Edi Ramës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu deklaron se vendimi për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi” të Kukësit Veton Surroit, njërit prej firmëtarëve të Konferencës së Rambujesë, e cila i hapi rrugë çlirimit të Kosovës, është një marrëzi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se  kjo që ndodhi nuk është një marrëzi kolektive, siç e quan kryeministri 3D, por një marrëzi rilindase, e inspiruar nga politika antikombëtare e përçarëse e vetë kokës së qeverisë, Edi Rama.

“Vendimi për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi” të Kukësit Veton Surroit, njërit prej firmëtarëve të konferencës së Rambujesë, e cila i hapi rrugë çlirimit të Kosovës, është një marrëzi.

Por, jo një marrëzi kolektive siç e quan kryeministri 3D, por një marrëzi rilindase, e inspiruar nga politika antikombëtare e përçarëse e vetë kokës së qeverisë.

Akti i këshillit bashkiak të Kukësit gjen frymëzim tek politika e luftës së klasave dhe mentalitetit stalinist “o me mua, o kundër meje” të Edi Ramës.

25 prilli është ditë referendumi edhe për të rivendosur politikat vëllazërore e jo përçarëse me Kosovën”, shprehet në reagimin e tij, ish-ligjvënësi i LSI-së, Përparim Spahiu.

SHKARKO APP