Spahiu: Karton i kuq nga Venecia për reformën e Ramës. Truket politike nuk e ndalojnë dot rotacionin
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, e quan karton të kuq vendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor, të votuara nga mazhoranca. Për të, kryeministri Edi Rama do të marrë mbi vete koston politike të një akti të paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar. Për të, referendumi i 25 prillit do rivendosë funksionimin demokratik të institucioneve sovrane të Shqipërisë. ”Do rikthejë pluralizmin e vërtetë përballë modelit njëpartiak e monist që ka instaluar kjo pseudomazhorancë! Më 25 prill nisim procesin e rivendosjes së legjitimitetit politik. Një shtet për qytetarin, jo për qeveritarin”,-shkruan Spahiu në facebook.
Postimi i plotë
“Ndryshimet e njëanshme për zgjedhjet, jashtëzakonisht të nxituara; Ndryshimet u bënë pa konsultime të duhura dhe jo në një proces gjithëpërfshirës”.
Karton i kuq i komisionit të Venecias për të ashtuquajturën reformë zgjedhore të Edi Ramës! Sot u bë publik opinioni i komisionit të Venecias, organ këshillimor i Këshillit të Europës mbi kushtetueshmërinë e ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor.
KM-ja do të marrë mbi vete koston politike të një akti të paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar. Truket dhe hilet politike nuk e ndalojnë dot rotacionin!
Referendumi i 25 prillit do rivendosë funksionimin demokratik të institucioneve sovrane të Shqipërisë. Do rikthejë pluralizmin e vërtetë përballë modelit njëpartiak e monist që ka instaluar kjo pseudomazhorancë! Më 25 prill nisim procesin e rivendosjes së legjitimitetit politik. Një shtet për qytetarin, jo për qeveritarin!