Spahiu: Pazaret Berisha-Rama fillojnë me amnisti për njëri-tjetrin, aleancë kundër SPAK-ut

Analisti Kreshnik Spahiu, thotë se 110 votat për Aministinë Penale janë një reflektim mes PS dhe Rithemelimit. Për të ata janë në aleancë kundër SPAK-ut, duke nënvizuar se nga amnistia përfitojnë zyrtarët e dënuar me formë të prerë nga GJKKO.

”Juridikisht ka disa aspekte pozitive, politikisht është tërësisht negative. Në çdo shtet amnistitë konsiderohen si lehtësi ekonomike. Mesa duket kodi penal është shumë i ashpër për disa vepra penale të cilat shoqëria mund të përfitojë më shumë përmes gjobave. Do thosha se ky është reflektimi dhe pazari i parë i dy partive kryesore.

Mendoj se ky është reflektimi i frutave të cilave ndodhen në marrëveshjen e tyre, Rithemelimi dhe PS. Sipas disa shkrimeve, disa vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe me subjekte të caktuara, përfitojnë nga kjo amnisti. Është një pazar politik dhe para një aleance anti-SPAK. Target-grupi përfitues janë të gjithë zyrtarët që janë dënuar me vendim të prerë të GJKKO”,-tha në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP