Spahiu: Të parët në botë për azil, Rama do sjellë të huaj në Shqipëri

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se shqiptarët janë të parët në botë si azilkërkues, duke ja kaluar edhe vende të luftës. ”Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur kryeministri i tij nuk mendon asgjë tjetër veç si të aktrojë e të tallë njerëz në studio televizove? Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur administratën e tij e ka mbuluar korrupsioni? Si mund të jetë i jestueshëm një vend kur njerëzve ju mohohet dhe e drejta themelore e tyre për të zgjedhur?”,-shkruan Spahiu. Nga ana tjetër, ai thekson se ky eksod masiv i njerëzve, është një sfidë e madhe që kërkon reflektim urgjent nga opozita, pasi sipas tij Edi Rama e ka gjetur zgjidhjen, të ikurit do ti zëvendësojë me të huaj.

Postimi i plotë

Largimi i shqiptarëve, sidomos i të rinjve, është trend në rritje vitet e fundit. Ai shihet si zgjidhje e vetme e problemeve kryesisht ekonomike por dhe sociale.

Si mund të jetë i jetushëm një vend kur dita mbyllet me numër të frikshëm vdekjes, a thua se jemi në luftë?

Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur ekonominë e tij a kanë mbuluar paratë e drogës?

Si mund të jetë i jetushëm një vend kur Kryeministri i atij vendi kënaqësinë më të madh të tij ka bisedat por dhe darkat me kriminelë?

Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur kryeministri i tij nuk mendon asgjë tjetër veç si të aktrojë e të tallë njerëz në studio televizove?

Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur administratën e tij e ka mbuluar korrupsioni?

Si mund të jetë i jestueshëm një vend kur njerëzve ju mohohet dhe e drejta themelore e tyre për të zgjedhur?

Shpopullimi, ky eksod masiv i njerëzve, është një sfidë e madhe që kërkon reflektim urgjent nga Ne pasi Edi Rama e ka gjetur zgjidhjen, të ikurit do ti zëvendësojë me të huaj..!!!

SHKARKO APP