Spaho akuzon Ramën: Po tenton që të manipulojë zgjedhjet e 14 majit. Nuk largohet me votë

Deputeti demokrat Edmond Spaho, pjesë e grupit të Berishës, akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai ka ngritur një mekanizëm me anë të të cilit arrin t’i manipulojë zgjedhjet. PD-ja e Berishës më datë 3 mars ka thirrur protestë para Kryeministrisë, e cila do të mbahet në të njëjtën ditë me gjyqin për vulën e partisë.

“Edi Rama nuk largohet me votë, sepse ka ngritur një mekanizëm shtetëror për të manipuluar zgjedhjet. Dhe për zgjedhjet e 14 majit e ka vënë në funksionim këtë mekanizëm, përmes aplikacionit, fondet që po shpërndahen te bashkitë.

Rruga është të rezistojmë, në të gjithë Shqipërinë të dalim të bllokojmë rrugët, të pamundësojmë qeverisjen, t’i bëjmë thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat. Unë jam për të radikalizuar qëndrimin, jo kaq thjeshtë me Edi Ramën.

Kur themi nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të nënkuptojmë që ky vjedh, kjo është dhunë, dhe duhet t’i përgjigjesh me mjetet që meriton”, u shpreh deputeti demokrat.

SHKARKO APP