Spaho-Bashës: Kujdes kur thua se je zgjedhur me 85% të votave. Ke 9 vite që lufton me mullinjtë e erës

Ish-nënkryetari i PD dhe deputeti Edmond Spaho, duke marrë shkas nga intervista që dha sot kryetari Lulzim Basha, i cili tha se nuk e ka menduar dorëheqjen sepse është votuar me 85% të votave të anëtarëve, thotë të bëjë kujdes me këto shifra.

Spaho nënvizon se beteja 9-vjeçare e kryetarit ka qenë me mullinjtë e erës dhe se në këto vite, demokratët nuk kanë dikur se çfarë kanë luftuar dhe kundër kujt.

”Beteja sapo ka filluar me mullinjtë e erës. Kemi 9 vjet që na çon n[ “beteja” por nuk dimë përse luftojmë dhe me kë luftojmë. Luftrat e tua janë imagjinare deri në qesharake. Kujdes me deklarimin që je zgjedhur me 85% të votave të anëtarëve. Ka plot fakte dhe dëshmitare. Nuk është 7×7=42”,-shkruan Spaho në facebook.

SHKARKO APP