Spaho në Kuvend: Me sulmin kibernetik na kanë hequr më shumë se pantallonat. Grevë!

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka shpërthyer në kritika të ashpra kundër qeverisë në Kuvend.

Spaho foli për sulmin kibernetik dhe tha se shtetit tonë i kanë hequr më shumë se pantallonat.

Sulmi kibernetik është sulm i madh që i ka ndodhur vendit tonë. Që kur ka lindur kompjuteri, ka pasur sulme të tilla, dhe do të ketë. Por ama ai që ndërton sisteme të tilla merr masa që të mbrohet. Zv.kryeministrja tha: si duhet të na e merrte mendja ne se duhej të ndërtoheshin sisteme mbrojtëse. Ne dhe një kompjuteri të vogël në shtëpi i vëmë antivirus. Kanë dalë të gjitha të dhënat, të qeverisë, policisë, pronat, shyqyr që nuk pranuan të futeshin bankat në E-Albania, se imagjinoni se çfarë do kishte ndodhur. Pensionistë, mësues, greva është rruga e duhur për të dhënë dorëheqje qeveria”, tha Spaho.

SHKARKO APP