Spaho në Kuvend: Nuk më heq mua nga PD-ja Lulzim Brava, ai goditi me gaz demokratët

Deputeti Edmond Spaho, është deputeti i parë që mori fjalën në seancën e parë plenare për vitin 2022 dhe ka kundërshtuar vendimin e Partisë Demokratike për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar. Ai akuzoi Lulzim Bashën, duke thënë se po kthen kohën e diktaturës.

“Nuk e kisha menduar kurrë që Lulzim Brava do të na sillte kohën e diktaturës, kur njerëzit përjashtohen nga Kuvendi. Pres që të më njoftojë tani edhe fshatin ku do të më internojë.

Nuk më përjashton dot njëri mua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. S’më përjashton mua ai që futi kriminelë në selinë e PD-së dhe goditi me gaz lotsjellës mbështetësit e PD.

Nuk kanë të ardhme demokratët me këtë, me një njeri që ka humbur 4 palë zgjedhje dhe shitet si e ardhmja e demokratëve. Do t’i vijë dita, mos kujtojë se e ka të largët. Qytetarët do t’i japin atë që meriton këtij njeriu”.

SHKARKO APP