Spaho: Ramën po e mbron veç imuniteti i kryeministrit, do të dalin fakte të reja për McGonigal
Për dosjen McGongial, deputeti demokrat Edmond Spaho thotë se Edi Rama po e mbron vetëm imuniteti diplomatik prej kryeministri. Spaho po ashtu paralajmëroi se shumë shpjet do të dalin në dritë fakte rreth çështjes së non-gratave.
“Ramën po e mbron vetëm imuniteti prej kryeministri sepse ka rrënuar sigurinë e SHBA-ve dhe i ka ekspozuar jashtëzakonisht keq në sytë e opinionit botëror. Këtu do të jemi dhe do të shini çfarë faktesh do të dalin për çështjen e non gratave me biznesmenët.
Në Tiranë flitet, shumë bile. Edhe njerëzit vetë që janë prekur dhe janë takuar flasin tashmë. Për paratë që kanë kaluar për t’i shpallur. S’më takon mua t’i them këto emra. Të dalin dhe të flasin sa kanë paguar, ose sa kanë kërkuar dhe u janë refuzuar?”,-tha në ”A2cnn”.
Sipas deputetit demokrat, ka figura publike që kanë paguar në mënyrë që të mos përfshihen në këtë liste të zezë të SHBA-së, të gjendur përballë shantazhit.