Spaho, thirrje Ramës: Duku në zonat e përmbytura, qoftë dhe për propagandë. Shalsi: Po flet jashte rendit te dites

Placeholder Image

Deputeti Edmond Spaho i ka bërë thirje Kryeministrit Edi Rama që në ditën e tretë të përmbytjeve, të duket qoftë edhe vetëm për propagandë, në zonat e prekura.

Spaho ka kritikuar ashpër mungesën e vëmendjes nga qeveria për këto zona dhe mashtrimin e Ministrit të Brendshëm, siç e cilësoi, që pa pasur asnjë dijeni se çfarë po ndodhte atje ku ka pasur edhe viktima deri tani, të thoshte se po llogariste dëmet!

“Është e turpshme, – tha Spaho, – që ende në ditën e tretë, Kryeministri nuk ka shkuar as për propagandë të shikojë njërën nga zonat e përmbytura. Po të mos ishte gjyqi I Bilalit për fotografinë 80-mijëdollarët, zotëria e tij sot do të ishte në SHBA për të hapur ndonjë ekspozitë dhe do të kthehehej më 4 dhjetor, pa I rënë në sy për përmbytjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në Klos, 4 vajza I luten Zotit që lumi të nxjerrë babanë e tyre dhe asnjë mjet tjetër nuk është dërguar për të kërkuar viktimën. Një familje e varfër dhe pa asnjë mjet jetese. Ansjë njeri nuk është afruar atje për të dhënë qoftë dhe ndihmën minimale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria përpiqet të minimizojë gjendjen e ta paraqesë në përmasat sikur nuk është në atë gjendje që është, port ë shpallë dhe emergjencën në njërën nga zonat pa u menduar për faturat financiare.”

Pas ketyre deklaratave do te reagonte deputeti socialist Eduard Shalsi i cili teksa i kujtoi nenkryetarit te PD se fjalimi i tij trajtonte nje ceshtje jashte rendit te dites se seances plenare, dhe per kete arsye i beri thirrje Kryeparlamentarit Ilir Meta qe te zbatoje Rregulloren e Kuvendit.

DEBATET

Shalsi: Pranoni rregullore, ose pranoni që të respektoni atë. Po kërkoj prej muajsh që të vendoset rregull. Koha e lirë, diskutikme të lira.

Spaho: Zoti Shalsi është shembull më i mirë i qeverisë për të folur përçartë..Shembull tipik është dhe ministri i Energjetikës. Duhet të flisni për përmbytjet. Për çfarë ndërtesat energjetike do flisni? Janë përmbytur. Për ca energjie? Nuk ka energji.

Gjinkuri: Ky është destinuar që të flas përçarë. Tani u bëtë një grup përçarësish.

Spaho: Mu kujtua ajo shprehje fshati digjet, Damiani krihet. Unë nuk fola për zgjedhjet në Amerikë por për përmbytjet. Kjo duhet të shqetësoj ty dhe shefin tënd. Ti je zëri i padronit tënd, kështu je ti.

Gjinkuri: Unë nuk ofendova njeri. Siç duket ai aq e ka, ka ngel tek gramafoni. Atë do ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?